Shërbimet
Sisteme Audio & Tingullit
Instalim i sistemeve profesionale të zërit për hotele, restorante, zyra dhe ambiente komerciale ose rezidenciale. Mundëson transmetim të pastër të muzikës së sfondit, ndarje në zona (Multi-Zone) dhe njoftime me mikrofon.
- Sisteme Zëri (PA)
- Audio për Ambiente & Hoteleri
- Muzikë Sfondi
Fortesa monton sisteme profesionale zëri për hotele, restorante, bare, zyra, dyqane dhe ambiente rezidenciale: altoparlantë tavani ose muri, amplifikatorë dhe kontroll të centralizuar për muzikën e sfondit.
Sistemi ndahet në zona (multi-zone), që lobi, restoranti dhe tarraca të kenë muzikë dhe volum të ndryshëm, dhe mund të përdoret për njoftime me mikrofon ose mesazhe emergjence.
Montim dhe mirëmbajtje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Çfarë përfshin shërbimi
- Altoparlantë tavani, muri ose të jashtëm sipas ambientit
- Amplifikatorë dhe kontroll i centralizuar i volumit
- Ndarje në zona (multi-zone) me burime të ndryshme muzike
- Mikrofon për njoftime dhe mesazhe emergjence
- Projektim akustik dhe mirëmbajtje
Për kë është
Hotele, restorante dhe bare, dyqane dhe qendra tregtare, zyra, palestra dhe shtëpi.
Pyetje të shpeshta
A mund të ketë çdo ambient muzikë të ndryshme?
Po. Me sistemin multi-zone çdo zonë ka burimin dhe volumin e vet, të kontrolluar nga një pikë e vetme ose nga telefoni.
A mund të bëj njoftime me mikrofon?
Po. Sistemi lejon njoftime me mikrofon në një zonë ose në të gjithë objektin, duke ndërprerë përkohësisht muzikën.
A montoni edhe në shtëpi?
Po. Montojmë sisteme audio për shtëpi dhe vila, me altoparlantë të fshehur në tavan dhe kontroll nga telefoni.
Gati për të siguruar shtëpinë apo biznesin tuaj?
Na telefononi ose na shkruani dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.